×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë ka krerë të bandave

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 12:25

    Gjatë rrugës për në qytetin e Durrësit lideri i opozitës Lulzim Basha u është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.


    Basha është pyetur se si do ta ndalë ikjen e specialistëve, pasi Shqipërisë po i ikin burimet njerëzore të kualifikuara. Ai tha se vendi ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve që nuk promovon kriminelët dhe trafikantët. Gjithashtu deklaroi se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë.

    “Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. Me mua garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!