×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha nga Librazhdi: Shqiptarët janë të etur për ndryshim

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 16:52

    Nga qyteti i Librazhdit ku u prit nga simpatizantë demokratë, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se shqiptarët janë të etur për ndryshim.


    Sipas kryedemokratit, se Librazhdi është shndërruar në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve.

    Ai shtoi se Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja e të gjithëve dhe ju bëri thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, që të bashkohen me të për ndryshimin.

    Basha: E jashtëzakonshme kjo pritje, të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë.

    Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. Ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!