Lulzim Basha nga selia e PD-së përpara protestuesve tha se dita e sotme hyri në histori ndërsa protestuesit i quan misionarë të lirisë dhe demokracisë.
“Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa”, tha Basha, transmeton Reporteri.net
Basha, Ramën e quan kufomë politike, të vënë në panik dhe i ftoi protestuesit të mos e dëgjojnë atë por ta dëgjojnë zërin e qytetarëve.
“Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës”, u shpreh kreu i PD-së.
Ai shtoi se e gjithë bota e ka parë vendosmërinë e një Shqipërie të bashkuar dhe se do të vazhdojnë me protesta deri në largimin e Ramës.
“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Lulzim Basha, transmeton Reporteri.net