Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për cakimin e datës së zgjedhjeve.
Takimi mes Metës dhe Bashës ka zgjatur rreth 30 minuta.
Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Basha nuk foli për një datë zgjedhjes, ndërsa la të kuptohet se preferon një të afërt.
Kryedemokrati theksoi se shumica e shqiptarëve duan zgjedhje sot, ndërsa shtori se për ta ka rëndësi që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.
“Biznesi ka nevojë për mbështetje. Mjekët kanë nevojë për rritje pagash. Fermerët kanë nevojë për subvencione. Të rinjtë kanë nevojë për asimim dhe punësim. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Shumica absolute e shqiptarve duan zgjedhje sot. Dua të përsëris një shprehje të Nënë Terezës: “E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma.”. Të punojmë për të sotmen.”, u shpreh Basha – transmeton abcneës.al.
Në takimin me Metën, kryedemokrati ishte i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.
Ndërkohë, menjëherë pas Bashës, në Presidencë do të shkojë për herë të parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Më herët Meta zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqsues stë tjerë të partive opozitare.