×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha publikon planin e opozitës për daljen nga emergjenca e Covid-19

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 18:24

    Lideri i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një plan me 5 pika për daljen nga emergjenca e sjellë prej përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.


    Basha e ka publikuar planin në një video në rrjetin social, si më poshtë:

    PLANI I DALJES NGA EMERGJENCA

    1. SA MË SHUMË TESTIME
    Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

    2. GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE
    Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

    3. MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË
    Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

    4.MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS
    Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.
    Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

    5.TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË
    Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.
    Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!