×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 9:56

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi edhe një herë se situata me epideminë në vend ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën e krijuar.


    Me një shënim në Twitter, Basha thotë se qeveria do të kishte marrë masat e duhura, nëse do të kishte dëgjuar opozitën.

    Ai thekson se është nevoja të merren veprime të shpejta për të rritur testimet dhe për fonde në ndihmë të të sëmurëve.

    Postimi i plotë:

    Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

    Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!