Lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar nga Shkodra kryeministrin Rama, se tentativa e tij për të likuiduar opozitën do të shkojë dëm.
Këtë dy prill Basha ka zhvilluar homazhe për protestën anti-komuniste zhvilluar më 91’ dhe është shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët po bëhen gati që më 13 prill të sakrifikojnë njëlloj.
Kryedemokrati po ashtu ka deklaruar se “rilindja” e Ramës nuk e ndalon dot marshin e opozitës, pavarësisht gazit lotsjellës dhe aparatit shtypës.
Basha: Ne ikëm nga ajo strofull e krimit, sepse do ishim në anën e kundërt dhe jo në antenën e duhur, por në anën e Komitetit të Partisë së Shkodrës.
Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëj dhe pa të, se mund të bëj pa të dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. E mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje, nën zgjedhë përsa kohë do i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo s’ka për të ndodhur, nuk ka vegla të verbra, as gaz lotjellës, as hafije, as aparat shtypës që do të mundë të kthej qetësinë e kufomës politike të rilindjes, trashëgimtaren e denjë të krimeve të 2 prillit 1991.
Protesta madhështore e shkodraneve dhe gjithë Shqipërinë ka vetëm një përfundim, që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e 4 bijve më të mirë shkodran rrëzimin e diktaturës dhe triumfin e demokracisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.