×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Rama nuk mbajti premtimin për borxhin publik

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 10:11

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin për mbajtjen e borxhit publik nën kontroll.


    Në një postim në Instagram, Basha shkruan se jo vetëm që nuk e ka mbajtur nën kontroll, por borxhi publik është rritur.

    “65 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Rama premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll përmes politikash të përgjegjshme fiskale. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja është jo, borxhi publik është rritur”, shkruan Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!