×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion!

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 18:40

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi lidhur me paketën e re për prokurimet publike që u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale zoti Basha shprehet se sipas tij në 8 vite në pushtet kryeministri Rama pranoi sot se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, shkruan lideri demokrat Basha ndërsa poston një artikull të transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.

    Më herët sot,

    Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot për herë të parë publikisht se në 10 tenderë, vetëm 3 janë të rregullt kurse shtatë të tjerët janë të zhytur në parregullsi që shkaktohen nga aferat korruptive.

    Duke folur sot me ministrat aktualë lidhur me tenderët e kryer nga institucionet shtetërore. Rama tha se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme.

    Për kryeministrin problemi më i madh është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve nga ana e kësaj agjencie.

    “20% e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Rekomandimet nuk janë të shkruara në gur, nuk janë të padiskutueshme, por është e padiskutueshëm fakti se, mosreagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente është cënim flagrant i etikës shtetërore”, tha zoti Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!