×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha sulmon nismat e qeverisë për pandeminë: Shumë pak, shumë vonë

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 10:05

    Partia Demokratike i cilëson të pamjaftueshme dhe të vonuara masat e fundit të qeverisë për të përballuar pasojat e pandemisë, ndër të tjerat rimbursimi i paketës bazë të ilaçeve kundër COVID-19 për pacientët që kurohen në shtëpi.


    “Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar”, është gjykimi i kreut të PD Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Sipas tij, “sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!