Mjaftuan disa minuta shi intensive për të vënë në ujë Durrësin dhe Vlorën.
Mbrëmjen e së hënës dhe përgjatë të dielës, disa nga akset kryesore ishin thuajse të pakalueshme nga këmbësorët për shkak të nivelit të ujit.
Ndërsa lëvizja e mjeteve ishte kaotike! Banorët fajësuan drejtuesit e bashkisë, duke paralajmëruar ndëshkim me votë!
Situata problematike u krijuan në shëtitoren Taulantja, rrethrrotullimin e Stacionit të Trenit, Rrugën e Spitalit dhe akse të tjera.
Në disa zona, uji arriti nivelin e trotuarit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve e për pasojë lëvizja në rrugë ishte kaotike. Në zonën e ish-kenetës uji rrethoi disa banesa, por pa depërtuar në brendësi.
Përmbytjet u rikthyen edhe në Vlorë! Pas reshjeve intensive të mbrëmjes së të hënës, problematikat ishin të dukshme në rrugët e zonave periferike
Në fushë Krujë disa hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa disa fshatra rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e prurjeve të shtuara në Lumin Ishëm.
Probleme si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve e dherave pati në Rrugën Elbasan Librazhd dhe akset rurale në qarqet verilindore!
Disa zona në të gjithë vendin u përballën me mungesë të energjisë elektrike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.