Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria, Mero Baze i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, rreth postimit të saj të fundit e cila ka bashkangjitur flamurin e Shqipërisë, por jo edhe atë të Kosovës.
Baze ka hedhur kritika në drejtim të Gërvallës, duke thënë se ministrja duhet të mësohet me idenë se është në shërbim të Kosovës, dhe duhet ta njoh flamurin e vendit ku shërben.
Postimi i plotë:
Donika Gërvalla duhet të mësohet me idenë se është Ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet të njoh flamurin e Kosovës.
Nuk ka nevojë të ilustrojë akuzat e Serbisë që Kosova nuk duhet pranuar si shtet.
Kështu nuk mbron dot as viktimat e Serbisë në Kosovë dhe as shtetin e Kosovës që e viktimizon duke e injoruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.