×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Begaj pasi u betua si president thirrje pozitës e opozitës: Bashkëpunoni për të çuar përpara Shqipërinë Europiane

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 18:29

    Bajram Begaj është betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë si president i rio i vendit.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve në seancë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.

    Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë për të çuar përpara Shqipërinë Europiane.

    “E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë! Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar.
    Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane”.

    “Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes opozitës shqiptare. Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur”, tha Begaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!