×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Begaj uron Papa Leon XIV: Të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 20:08

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Vatikanit.

    Në mesazhin e tij Begaj shprehet i bindur se Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

    Postimi i Begajt:

    Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!

    Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

    Në emër të të gjithë popullit shqiptar i uroj Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!