×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Begajt i duhen 71 vota për t’u zgjedhur president, Sali Berisha dhe deputetët e tij lëshojnë seancën

    Reporteri
    04 Qershor 2022 | 18:38

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët mbështetës lënë sallën e seancës ku do të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë. Berisha po u drejtohet mediave jashtë parlamentit.

    Kandidatit për president, që u nxor dje si propozim nga kryeministri Edi Rama, Bajram Begajt, i duhen 71 vota për t’u bërë President.

    Kuvendi mblidhet në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit.

    Mediat shqiptare kanë raportuar se kandidati për president i kryeministrit Edi Rama dhe 36 deputetëve socialist mbërriti në kuvend me makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Seanca nisi me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila lexoi raportin e përgatitur nga komisioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!