Duke filluar nga e hëna, shqiptarët mund të kujdesen për pamjen e jashtme apo të qethen. Qeveria ka firmosur urdhrin për hapjen e parukerive dhe berberëve, duke i dhënë fund kështu një pritje mëse dy javore për shumë qytetarë.
Nga ana tjetër shumëkush që kërkon të blejë rroba të reja do të mund të shkojë tashmë në qendrat tregtare, pasi edhe këto të fundit do të hapen të hënën.
Një lajm i mirë po ashtu për të gjithë ata qytetarë që përveçse karantinës dhe koronavirusit, mund të kenë patur probleme me dhëmbët. Nga e hëna dentistët do të hapin gjithashtu punën.
Por cili do të jetë orari i punës?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin që thotë se bizneset që hapen nga kjo e hënë, duhet të nisin punën nga ora 08:00 deri në 17:30.
“Lejohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, bizneset e mbyllura sipas listës bashkangjitur Urdhrit të datës 20.03.2020 për mbylljen dhe kufizimin e lëvizjeve, të ndryshuar duke filluar nga 11 Maji brenda fashës orare 08:00-17:30′, thuhet në Urdhrin e Manastirliut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.