×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Avokatin francez ma rekomanduan miqtë, dosja do shkojë në gjykatë

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 22:39

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbëmjen e sotme shpalljen “non grata” nga DASH, teksa theksoi se nuk pret asgjë tjetër nga gjykata e Francës përveçse rikthimin e dinjitetit të tij.


    Ai u shpreh në një intervistë në Ora news se avokati i tij po përgatiti dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken.

    “Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë se imunitare, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve.

    Unë jam njeri me miq dhe e gjeta këtë avokat. Nuk e kisha njohur kurrë si avokat, por ma rekomanduan miqtë, se kjo është hera e parë në gjithë jetën time që i drejtohem gjykatës për një njeri. Avokati im është optimist, por kjo varet nga gjykata. Unë pres të më vihet në vend dinjiteti im”, tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!