Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit, dhe prova për këtë është numri i pakët i njerëzve të shtunën në drekë në sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës së PS, shkruan A2 CNN.
“Kam një thirrje për Edi Ramën. Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut. Mos përdor emrin e Ismail Qemalit. Mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet. Vjedhjet pra të ekipit që hajnave që i solle Shqipërisë dhe e rrope këtë vend 12 vite me radhë. Mos i përdor këta emra, se me asgjë nuk mbulon dot vjedhjet e tyre. Edi Rama, populli të ka braktisur. Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh”, tha Berisha në mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, ku u prezantua edhe programi elektoral.
“U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës. Në fakt edhe me pasaportën evropiane, nuk kërkon gjë tjetër veçse të mbulosh plaçkitjen që u ke bërë shqiptarëve. Ai foli sot për paratë që do marrë nga BE, por nuk tha se ku janë paratë që ai ka marrë nga ju, që i ka vjedhur nga ju. Duke luajtur me aspiratën evropiane të shqiptarëve, ti Edi Rama kërkon të mbulosh vjedhjet me pasaportën kallp evropiane në duart e tua”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.