Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dënuar sulmet në veri të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Berisha fajëson Aleksandër Vuçiq, për të cilin thotë se kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim si dhe të vazhdojë projektin e tij të “serbomadhisë”.
“Denoj me ashpërsinë më të madhe këto akte të perseritura kriminale ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme” ka shkruar ndër të tjerash Berisha.
Shkrimi i tij i plotë:
Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç!
Te dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.
Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.
Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme.
Detaje nga sulmi në veri, ndaj policisë së Kosovës u gjuajt me armë zjarri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.