Redi Kraja është kryebashkiaku i ri i Kavajës, ai u betua pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.
Redi Kraja i PS-së është zgjedhur kryebashkiak i Kavajës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokratike, Bledar Sinella.
Mbështetësit e PD mblidhen para bashkisë Kavajës, Sakja: Ditë normale pune
Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur përpara bashkisë së Kavajës, në një kohë kur në prefekturë pritet të nisë mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak të dalë në votimet e 30 qershorit dhe ku opozita nuk mori pjesë.
Ish-kryebashkiaku, Isa Sakja deklaroi se “sot është një ditë normale pune”. I pyetur nga Top Channel nëse kjo do të thotë se nuk do e lirojë zyrën, Sakja tha: “Unë sot do jem në zyrë”.
Partia Demokratike kundërshton rezultatet e votimeve të 30 qershorit dhe kryebashkiakët demokratë janë shprehur se nuk do të dalin nga zyrat deri sa të ketë zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse./Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.