×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit 9-vjeçarja në Tiranë

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 10:33

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia bën me dije se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte një fëmijë 9-vjeç. E mitura po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.


    “Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

    Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!