Një 45-vjeçare nga fshati “Poshnje” në Urë Vajgurore ka rënë mesditën e sotme nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtirë pa ndjenja në oborrin e banesës së saj private.
Rrëzimi i gruas nga ballkoni i katit të dytë është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë si dhe kanë njoftuar policinë. Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.
Burime të Spitalit Rajonal të Beratit bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë, të cilët po marrin më pyetje të gjithë ata banorë të fshatit, që kanë dijeni rreth ngjarjes, raporton shqiptarja.com.
Ende nuk bëhen zyrtarisht të ditura nga policia shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as fakti nëse gruaja është hedhur vetë, ka rënë aksidentalisht apo nëse e kanë shtyrë nga ballkoni. 45-vjeçarja Zamira Xhaxhaj jetonte vetëm me dy fëmijët e saj, 13 dhe 10 vjeç në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje. Bashkëshorti i saj, Ardian Xhaxhaj mësohet se ka emigruar prej disa muajsh jashtë vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.