Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në provincën e Udines ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rënë nga skela.
Ai kishte shkuar tek një i afërm për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese. Mediat italiane raportojnë se mbetet ende e paqartë se si u rrëzua nga skela dhe humbi jetën.
Ambulanca arriti me urgjencë në vendngjarje, por 50-vjecari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë në trup.
Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje. /abcnews.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.