×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Blerim Shera i PS-së shpallet kryetari i ri i Bashkisë Vorë

    Reporteri
    06 Mars 2022 | 21:00

    PS ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik, ku rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.

    Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherën të Partisë Socialiste me 7530 vota, i cili kishte një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 3-fishin e votave krahasuar me Bashën.

    Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Sheraj i PS morri 7530, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2589 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota.

    290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedhjes asnjë kandidat.

    Kujtojmë se zgjedhësit e Vorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës e Rrogozhinës votuan sot në zgjedhjet e pjesshme lokale për të caktuar kryetarin e ri të bashkisë.

    Mbi 160 mijë qytetarë me të drejtë vote iu përgjigjen thirrjes për të marrë pjesë në votime mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por në qendrat e votimit pati një numër të ulët pjesëmarrësish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!