×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bllokimi i rrugës Milot-Balldren, ndërhyn ushtria në ndihmë të automjeteve

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 9:53

    Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Balldren – Milot.


    Sipas burimeve për Abc News, si pasojë e reshjeve të borës u bllokua aksi rrugor Lezhë në drejtim të Milotit. Policia i devijonte automjetet nga rruga e vjetër.

    Mësohet se për të normalizuar këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë, të cilët dërguan batanije që u janë shpërndarë personave që kishin nevoje dhe karburant në rast se do kërkohej.

    Mjeti i firmës mirembajtëse që pastronte dëborën kishte të dëmtuar pajisjen e hedhjes së kripës. Për këtë arsye është bërë e pamundur ndërhyrja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!