×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Boiken Abazi i Vetëvendosjes: Të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Tiranës

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 18:05

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet, por mori vetëm 2993 vota duke mbetur jashtë parlamentit të ri, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.


    “Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës” shkruan ai.

    Abazi pretendon se në qarkun e Tiranës janë kryer shkelje të shumta si në momentin e votimit, por edhe të numërimit të votave duke akuzuar komisionerët sidomos mbi pavlefshmërinë e fletëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!