Rrjedhja e një bombole gazi ka shkrumbuar një apartament në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Shtëpia e djegur ndodhej në katin e katërt të një pallati, shumë pranë Stacionit të Trenit.
Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme në apartament dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vendosjen e tyre në kontroll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.