Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e kryeministrit Edi Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e pranimit në BE.
Po ashtu dhe për përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, të cilat vendi është afër për të përmbushur, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.
Me Shqipërinë më afër se kurrë në fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.
Në lidhje me politikën e jashtme, Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE./tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.