×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bossi shqiptar që shtirej si shitës rrobash të përdorura, si e ngriti perandorinë e kokainës në Itali

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 8:35

    Policia italiane ka arrestuar 8 shqiptarë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrjeti që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në zonën e Gallarates.


    Hetimet për grupin nisën që në shkurt të vitit të kaluar dhe u finalizuan sot me prangosjet dhe sekuestrimin e 24 kilogramëve kokainë.

    “Kokat e grupit” janë identifikuar me inicialet e tyre si: M.A. 55 vjeç, i dënuar edhe më parë për drogë, i cili aktualisht kamuflohej duke shitur rroba të përdorura; dhe G.B., 34 vjeç, po ashtu i dënuar edhe më parë për drogë. Të dy janë banorë të Gallarate dhe jetojnë një jetë normale si prindër të përkatësisht nga dy fëmijëve. Me ta për shpërndarjen e drogës bashkëpunonte: M.B., 35 vjeç; A.Z., 52 vjeç; dhe P.A., 26 vjeç.

    Gjatë hetimeve, të paktën tre ngarkesa droge, rreth 20/25 kilogramë secila, arritën në zonën e Gallarates me anë të kamionëve nën kamuflimin se po sillnin rroba të përdorura. Fitimet e tepra që shënonin dy partnerët shtuan dyshimet e policisë, të cilat nisën hetimet. Dy miqtë herë pas herë vinin për periudha të gjata në Shqipëri, për të kaluar pushimet.

    FOTO/ Bosi shqiptar që shtirej si shitës rrobash të

    I pari që përfundoi pas hekurave gjatë hetimit ishte A. Z, banor në San Giorgio su Legnano, i arrestuar më 11 korrik 2020. Për të mos “djegur” hetimin, A. Z u ndalua menjëherë nga policia teksa po përgatitej të merrte trenin për t’u kthyer në shtëpi, me armën në fjalë të fshehur brenda një çante. Më 2 shtator 2020 në agim ishte atëherë radha e shefit, M.A, i cili u ndalua pas një ndjekje të guximshme. 55-vjeçari sapo kishte kaluar pranë deponisë në Via Gorizia ku dy ditë më parë, në marrëveshje me G.B, kishte fshehur edhe një dërgesë tjetër droge.

    Në shtëpinë e tij u gjetën 40,000 euro dhe disa celularë të koduar (të cilat me softuer lejojnë që informacioni të fshihet nga palët e treta). Gjithashtu më 2 shtator u arrestuan edhe bashkëpunëtorët G.B dhe M.B, duke zbuluar edhe 42 mijë euro të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!