Presidenti i ri i sapobetuar, Bajram Begaj është larguar nga ambientet e Kuvendit dhe ka arritur në institucionin e Presidencës.
Begaj është pritur nga Presidenti në ikje, Ilir Meta, i cili do t’i dorëzojë stafetën.
Mes shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, Meta dhe Begaj kanë hyrë në ambientet e Presidencës.
Sipas axhendës, pritet të luhet Himni Kombëtar dhe të gjuhet 21 herë me top, raporton cna.al.
Ndërkohë, gjatë fjalimit të parë si President i Republikës, Begaj tha se do të mbështesë dhe këmbëngulë për bashkëpunim mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.