Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë e cila sipas tij ka heshtur në lidhje me raportin e Dick Martyt.
Nishani ka thënë se nuk përzihet në çështje të drejtësisë, por ai besoj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ushtarët e saj nuk kanë bërë krime lufte.
“Ka qenë luftë mbrojtëse kjo e UÇK-së. Le të behet hetimi. Ne kemi pasur edhe në të kaluarën kur pjesëtarët e UÇK-së kanë dalë të pafajshëm nga drejtësia e Hagës”, tha ai në emisionin Kojshia Show.
Nishani thotë se Serbia ka përgjegjësi të madhe politike dhe ligjore në Raportin e Martit dhe sipas tij Shqipëria nuk është dashur të heshtë.
“Shqipëri me kohë është dashur të bëjë një denoncim jo vetëm politik, por edhe ligjor në gjykatat evropiane ndaj atij raporti. Shqipëria është e legjitimuar sepse raporti përfshinë edhe Shqipërinë brenda. Shqipëria është dashur të bëjë pjesën e saj. Është e çuditshme pse qeveria e zotit Rama prej tetë vitesh i është shmangur këtij raporti…Në momentin kur raporti u hodh poshtë, Shqipërisë i ka lindur e drejta për të bërë kundërakuza”, deklaroi ndër të tjera Bujar Nishani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.