Sherri mes një çifti bashkëshortësh në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur.
A2 raporton pas debateve të shumta mes çiftit, burri ka goditur me thikë gruan e tij duke e lënë të plagosur rëndë.
E plagosura Bleona Xhaja, 27 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, pritet të niset me helikopter drejt Tiranës, transmeton Klankosova.tv.
Bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.