×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj për marrëveshjen e dy qeverive: Thjesht e mrekullueshme

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 13:58

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy qeverive ka thënë se shumë shpejtë do të kryhen punët teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.


    Sipas Cakaj, asnjë nuk përfundon këtu dhe se do të vazhdon puna për çdo rrafsh të mundshëm.

    Ai tutje ka shtuar se kjo marrëveshje është thjesht e mrekullishme.

    “Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës ????! Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm”, ka shkruar Cakaj.

    https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2736811599921797

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!