Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka sqaruar debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.
“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh. Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, deklaroi Cakaj në Top Chanell, shkruan Reporteri.net.
Cakaj më tej tha se Shqipëria i vetmi vend në rajon që në mënyrë absolute dhe të zëshme ka mbështetur heqjen e taksës.
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka deklaruar se presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama i kanë bërë presion të madh për heqjen e taksës
Por kjo është mohuar kategorikisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili përmes një letre të gjatë ka deklaruar se askush Haradinajt në Berlin nuk i kërkoi heqjen e taksës por veç pezullimin për disa muaj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.