×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çmimet e fruta-perimeve ‘fluturojnë’ në Shqipëri

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 15:02

    Çmimet e fruta perimeve gjatë muajit mars janë rritur me 24.3 për qind. Sipas të dhënave të INSTAT kjo situatë e krijuar pikërisht në muajin kur ka nisur dhe ndalim qarkullimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.


    Vendosja e masave të ndalim qarkullimit në Shqipëri është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të çmimeve, sidomos të frutave.

    Sipas INSTAT, në mars krahasuar me një vit më parë vlera e tyre ishte 24.3 për qind më e lartë, sidomos të agrumeve me vitaminë C.

    INSTAT raporton se rritja po ashtu u ndje edhe në çmimet e perimeve dhe zarzavatet me 8.2%, ndjekur më pas nga ëmbëlsirat.

    Si pasojë, gjatë muajit mars inflacioni shënoi përshpjetim të rritjes duke arritur në nivelin 2.1% nga 1.1% që ishte në mars të vitit që lamë pas.

    Megjithatë raportohet se një rënie të lehtë të çmimeve është konstatuar në shërbimet e transportit, shëndetësi dhe në komunikim, me rreth 0.8 për qind.

    Pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë çmimet pësuan rritje dhe vetëm pas ngritja së Task-Forcës për monitorimin dhe inspektimin e abuzimeve, arriti të sillte normalizim të situatës.

    Brenda një muaji pas kontrolleve janë gjobitur mbi 200 biznese në të gjithë vendin.

    Madje disa prej tyre janë konstatuar me shkelje për herë të dytë duke iu vendosur masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!