×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çmimi i lartë i karburantit, bujku shqiptar punon tokën si në mesjetë me gomar

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 14:04

    Pas shumë vitesh ky bujk 82-vjeçar në Fishtë të Lezhës e ka ndaluar mjetin bujqësor, duke u kthyer pas në kohë. Ndue Fuga i njohur ndryshe me nofkën “Nufi” e ka zëvendësuar zetorin me kafshët për të punuar tokën.

    Çmimi i lartë i karburantit e ka detyruar të moshuarin që të sfidojë vështirësitë e të veprojë në këtë mënyrë. Ai tregon se e ka të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë, por që prej vitesh po haset me vështirësi të shumta.

    ‘Merrem me bujqësi. Por halli është se nuk e përballoj dot me këtë çmim të naftës që është sot. Me 200 lekë nafta, është shumë e shtrenjtë, pensioni im është 10000 lekë pension. Me këtë pension si mund ta përballoj çmimin e naftës. Jam detyruar me plugu me kafshë pune, me hangër një copë buke. Të ardhurat e mia nuk sillen duke punuar me gomarë, kjo është të ecësh pas. T’u mbjell me gomarë! Me kafshë do të punosh vet i dyti dhe tokën s’e punon dot ashtu siç duhet, se nuk ka forcë kafsha që të tërheqë si mjeti i punës! Halli bëka gjithçka!’- tha Fuga.

    Ndue Fuga thotë se dhe çmimet produkteve që përdoren për bujqësinë kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke e futur në krizë të thellë këtë sektor.

    ‘Farat janë të gjithë të pakontrollueshme. Plehrat kimike janë shumë të shtrenjta kanë shkuar në stratosferë. Të marrësh një thes ure me 5000 mijë lek kjo është e çuditshme me një njeri që merr 10000 mijë lekë pension. Bujqësia nuk është kurrkund me këto çmime me këto gjona janë të gjithë kundër bujqësisë.’- u shpreh ai.

    Në këtë situatë Fuga ka një apel për shtetin shqiptar.

    ‘Askush nuk po bën asgjë, sidomos këto 8 vite është mjeruar populli. Të uli çmimet për bujqësinë, t’i arsyetojë çmimet.’- tha 82-vjeçari.

    Zadrima e Lezhës është një ndër zonat më bujqësore të këtij rajoni, por rritja e kostos për kultivimin e tokës po i detyron njerëzit të heqin dore nga ky sektor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!