Një punonjëse në një fasoneri në Berat rezulton “pozitive” me SarsCov2.
“Balkanweb” raporton se e infektuara 44-vjeçe nga qyteti i Kuçovës, punonte në një fasoneri të prodhimit të çantave në Berat.
Ajo mendohet të jetë infektuar nga një familjar i saj që ka rezultuar “pozitiv” disa ditë më parë. 44-vjeçarja kishte 4-ditë që nuk paraqitej në punë, që prej ditës së kryerjes së tamponit por mbërritja “pozitive” e tamponit të saj ka vënë në alarm kolegët e repartit ku ajo punonte.
Mesditën e sotme, mësohet se është kryer dezinfektimi i disa reparteve të fasonerisë si dhe mbyllja e përkohshme e repartit ku punonte 44-vjeçarja nga Kuçova.
Po kështu, janë karantinuar punonjëset e repartit si dhe është bërë tamponi kontakteve të saj të afërta brenda punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.