×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri: 139 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 20:39

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 139 raste të reja me COVID nga 3457 testime të kryera në total. Ndërkohë janë ndërruar jetë 5 pacientë, konkretisht 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç.


    Janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

    “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

    Reklamë
    Statistika (24 Prill 2021)
    Raste të reja ditore 139
    Të shëruar në 24 orë 738
    Të shtruar në spitale 154
    Humbje jete në 24 orë 5
    Testime ditore 3457

    Testime totale 624,200
    Raste pozitive 130,409
    Raste të shëruara 105,016
    Raste Aktive 23,021
    Humbje jete 2,372

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 17561
    Fier 1983
    Durrës 770
    Shkodër 694
    Gjirokastër 485
    Korçë 567
    Vlorë 325
    Kukës 227
    Dibër 177
    Elbasan 123
    Berat 76
    Lezhë 33

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!