×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri, 7 viktima dhe 490 raste të reja

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 17:25

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 490 raste të reja.


    Viktimat janë regjistruar në spitalet COVID janë; një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki; 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

    COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)

    Raste të reja ditore 490
    Të shëruar ne 24 orë 93
    Të shtruar në spitale 381
    Humbje jete në 24 orë 7
    Testime ditore 2,508

    Testime totale 150,740
    Raste pozitive 26,701
    Raste të shëruara 12,667
    Raste Aktive 13,429
    Humbje jete 605

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 6640
    Durrës 1115
    Fier 1004
    Korçë 813
    Shkodër 787
    Elbasan 688
    Vlorë 579
    Lezhë 569
    Berat 412
    Gjirokastër 365
    Kukës 322
    Dibër 135

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!