×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid-19 në Shqipëri: Asnjë i vdekur dhe vetëm një rast i ri

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 19:29

    Në 24 orët e fundit në vend nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e Covid-19. Gjithashtu, vijon të mbetet i ulët numri i të infektuarve të rinj.


    Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot vetëm një rast nga 2954 testime të kryera. Pozitiv nga rezultuar një qytetar nga Elbasani.

    Sipas të dhënave janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

    Njoftimi i policisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan.

    Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (28 Qershor 2021)

    Raste të reja ditore 1

    Të shëruar në 24 orë 4

    Të shtruar në spitale 1

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 2954

    Testime totale 798,276

    Raste pozitive 132,513

    Raste të shëruara 129,994

    Raste Aktive 63

    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 26

    Shkodër 14

    Durrës 5

    Lezhë 5

    Elbasan 5

    Berat 3

    Dibër 2

    Kukës 1

    Fier 1

    Vlorë 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!