×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 11:15

    Covid-19 rikthehet sërish në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar.


    Covid-19 kthehet sërish në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

    Burime për gazetarin Aldo Kozarja konfirmojnë se kanë rezultuar pozitivë një çift bashkëshortesh, ku gruaja është infermiere në repartin e Martenitetit.

    Ndërsa bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë. Mësohet se janë karantinuar edhe dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

    Infermierët që janë karantinuar janë njëri në repartin e Urgjencës tjetri në atë të Ortopedisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!