×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid “paralizon” arsimin në Gjirokastër, mbyllen dy kopshte dhe pezullohet mësimi në një shkollë

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 22:57

    Covid-19 ka paralizuar institucionet arsimore në Gjirokastër. Në këtë qytet është mbyllur kopshti “Cicërimat” si edhe një tjetër kopsht, për shkak të virusit.


    Ndërkohë, në shkollën “Koto Hoxhi” do të pezullohet mësimi për nxënësit nga klasa e 5-të deri në të 9-ën pasi do të bëhet dezinfenktimi i ambienteve.

    Mësohet se në këtë shkollë ka një numër të konsiderushëm mësuesish të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan abcnews.al.

    Kujtojmë se ditën e sotme në vend u shënua shifra më e lartë me të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja, ndërsa dy persona humbën jetën në orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!