×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Daja” nga Kosova i përfshirë në grabitjen e Rinasit mbetet në burg

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:11

    Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ragip Hajdinin, i arrestuar pas grabitjes së Rinasit, i cili njihet edhe si “Daja nga Kosova”.


    Më 30 prill, Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg Hajdinin, të arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur më në 9 prill në aeroportin e Rinasit. Në atë kohë ai pati deklaruar se nuk ka lidhje me grabitjen, edhe pse dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarje, ku u grabitën miliona euro.

    Ai pretendon se ka njohje familjare me të afërmit e Admir Muratajt, duke deklaruar se kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Admir Muratajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!