Të paktën 100 plumba dyshohet të jenë zbrazur ndaj 27-vjeçarit Klisman Preçi dhe 47-vjeçarit Ylli Brahimi mbrëmjen e së premtes në Milot.
Dhe pasojat mund të shihen qartë në fuoristradën tip “Toyota” me të cilën po udhëtonin viktimat, pasi është bërë “shoshë”.
Automjeti i blinduar me targa të Maqedonisë së Veriut (Shkup), ka në xhamin ballor një sërë shenjash nga plumbat ndërsa duket se breshëria kryesisht ka ardhur nga pas ku gjurmët e plumbave duken akoma më shumë intensive.
Makina që drejtohej nga Preçi, i cili mbërriti i vdekur në spital dhe Ylli Brahimi po hynte në rrugicën që ndante banesat e tyre.
Para se të futej në rrugicë, makina është qëlluar me breshëri plumbash ndërsa autorët u larguan në drejtim të Laçit.
Kujtojmë se Klisman Preçi, 27 vjeç humbi jetën dhe Ylli Brahimi 47 vjeç, mbeti i plagosur pasi ndaj tyre u zbrazën të paktën 100 fishekë në Milot.
I riu mbërriti i pajetë në spitalin e Traumës ndërsa Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Si Brahimi ashtu e Preçi kanë rënë pre e atentateve edhe më parë. Biznesmenin 47-vjeçar tentuan ta vrisnin në janar të 2021, ndërsa Preçin në maj të këtij viti. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.