Janë publikuar video amatore të sulmit me armë të ndodhur mbrëmjen e 20 qershorit në qytetin e Sarandës, para lokalit të tij në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.
Spiro Iljadhi, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me rreth 20 plumba para lokalit të tij në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës. Breshëria e plumbave kapi edhe kalimtarin turist shqiptaro-amerikan Marin Jano 33-vjeç, i cili ndodhej në Sarandë për pushime.
Në video dëgjohen shumë të shtëna dhe zëri i njerëzve të shokuar që ndodheshin aty.
Policia ka ndaluar biznesmenin pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.’
Të dyshuarit janë vëllezërit Andrea e Visi Caushi dhe Redjan Hadëri, (I arrestuar) që të tre banues në Tepelenë.
Sipas policisë ata sulmuan me armë biznesmenin 35-vjeçari pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që kishin me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.