×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet: Shikoni se si i riu i ‘çmendur’ rrah dy vajza në mes të Tiranës

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 20:10

    Kanë dalë pamjet e të riut me emrin Denis që sulmoi dy vajza sot në mes të rrugës në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi në rrugën e Bogdanëve.

    Në pamjet e publikuara nga Opinion.al shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht.

     

    Ata mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rastit duke përzënë agresorin.

    Lidhur me rastin ka pasur një denoncim në polici. Ende nuk dihet nëse policia e ka ndaluar autorin pasi ai është i njohur dhe ka pasur edhe 8 denoncime të kësaj natyre më parë. Megjithatë çuditërisht është lënë i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!