×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëbora pushton veriun e Shqipërisë, 200 mjete të bllokuara në Rrugën e Arbrit

    Reporteri
    21 Janar 2023 | 20:07

    Ka shkuar në 200 numri i makinave të bllokuara në Rrugën e Arbrit si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë pushtuar veriun e Shqipërisë.

    Makinat kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.

    Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie. Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!