×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del në gjyq 30 vjeçarja shqiptare që vrau me thikë vogëlushen britanike

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 11:43

    Një grua shqiptare është akuzuar për vrasjen e një 7 vjeçareje me thikë në festën e “Ditës së nënës”.


    Eltiona Skana goditi me thikë 7- vjeçaren para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester ndërsa vogëlushja po luante në park, raporton Daily Mail.

    Sipas të dhënave nga hetimi, Emily u godit më thikë në qafë nga një grua e cila ishte ulur në stol ndërsa vajza po kalonte pranë saj.

    Skana u arrestua menjëherë pas sulmit tronditës, transmeton abcnews.al

    Urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes në Queen’s Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite të dielën, 22 Mars.

    Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford por u shpall e vdekur në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

    Në seancën e parë dëgjimore, Skana nuk tha asnjë fjalë. Babai i Emily Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë për seancën.

    Ndërkohë seanca tjetër dëgjimore është caktuar në 6 nëntor. s.ba/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!