×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje me video: Momenti i rëndë kur Mercedesi përplas burrë e grua dhe fëmijën 3-muajshe

    Reporteri
    08 Maj 2022 | 16:05

    Ky është momenti kur mjeti ‘Mercedes G-Class’ i drejtuar nga Ajas Sulejmeni, 39 vjeç përplas çiftin dhe foshnjën 3 muajsh në Tiranë.

    Çifti ka qenë duke kaluar rrugën me karrocën e foshnjës së tyre, ndërsa është hapur semafori jeshil për kalimtarët.

    Ndërsa makinat e tjera kanë qenë të ndaluara para vizave të bardha, pikërisht makina e ‘G-Class’ e Sulejmanit ka vazhduar të ecë, duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën.

     

    Në ndihmë të aksidetuarve kanë ardhur menjëherë kalimtarët aty pranë, ndërsa shihet një zonjë që vrapon dhe merr foshnjën e vogël në krah.

    Atyre u është dhënë ndihma e para nga këta kalimtarë dhe më pas janë transportuar me ambulancë për në spital.

    Nga ana tjetër shoferi i mjetit me targa të huaja dhe pa patentë Ajas Sulejmeni ka braktisur mjetin dhe është arratisur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!