×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Delvinë, banorët kundër gurores, përplasen fizikisht me përfaqësuesit e firmës

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 13:40

    Mes tendionesh dhe përplasjesh fizike u shoqërua dëgjesa publike mes banorëve të fshatit Bajkaj në Delvinë, zyrtarë të bashkisë dhe firmës Dinamika Shpk. Banorët protestuan në Qafën e Bresherit aty ku planifikohet gurorja.


    Në zonën ushtarake pak metër larg banesave të fshatit, është hartuar një plan projekt për kthyerjen e 96.000 m2 zonë në gurore. Banorët e kundërshtojnë një projekt të tillë që sipas tyre jo që nuk do të sjell përfitime për zonën por do të demtoj agroturizmin, dhe mjedisin.

    “Duan të na bëjnë guroren këtu. Erdhën të na groposin neve se nuk I lejuan të tjerët. Nuk I lejojmë. Kjo është zonë ushtarake. Janë gjithë këto fusha që janë me agrume e vreshta e duan të na i shkatërrojnë. Do vijë atje do rrijë 4 vjet do mbushë xhepat me lekë e do blejë vila në Tiranë unë banoj këtu“, ka deklaruar një nga banorët.

    Banorët e fshatit Bajkaj kanë firmosur një peticion drejtuar, Ministrisë së Mjedisit ku kundërshtojnë hapjen e gurores.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!